“PDK-ja nuk nënshtrohet”, Vlora Çitaku: Kurti po kërkon nënshtrim total të opozitës

- Advertisement -

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, në emisionin “Click” në RTV21 tha se arsyeja pse PDK-ja nuk shkoi në takim me liderin e LVV-së, Albin Kurti, pasi u ftua sërish nga ky i fundit, është se, sipas saj, tashmë është dëshmuar se këto takime janë farsë.

“Zoti Kurti nuk do marrëveshje, po përpiqet të delegjitimojë çdo institucion në Republikën e Kosovës dhe, në fund fare, çka është më e rrezikshmja, mund të delegjitimojë demokracinë. Ne e kemi takuar zotin Kurti jo njëherë, por disa herë. Zoti Hamza ka shkuar në takim, mirëpo fatkeqësisht nuk ka parë asnjë përpjekje serioze të zotit Kurti për të ndërtuar institucione. Dhe nëse dikush ka pasur një fije dyshimi, sjellja e zotit Kurti dhe LVV-së sot në Kuvend kaq qartë e demonstron këtë shpërfillje kushtetuese. Sot Kuvendi ka mundur të konstituohet, ka pasur shumicë parlamentare, ka mundur të zgjidhet kryetari, nënkryetarët dhe të fillojë ora për ndërtimin e institucioneve, mirëpo është e qartë se zoti Kurti ka dashur të blejë kohë dhe çfarë kërkon në thelb është një nënshtrim total të opozitës, e PDK-ja nuk nënshtrohet”, tha ajo.

Të ngjashme

Të fundit