Ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë se Kosova aktualisht është pa president e pa ushtruese të detyrës së presidentit.
Kjo pasi që, sipas saj, ushtruesja e detyrës, Albulena Haxhiu, ka bërë betimin si deputete e Kuvendit të Kosovës.
“Në momentin që e pranon detyrën e deputetit, ajo i humb të gjitha pozitat tjera, sepse nuk mundesh me qenë, në Kushtetutë është përcaktuar në cilat raste nuk mundesh me qenë deputet… dhe duhesh me dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat tjera”, ka thënë Daka në emisionin Click të RTV21.
Sipas Dakës, aktualisht Kosova është në anarki.






