Bashkimi i partive shqiptare në Luginë e alarmon Vuçiqin: Kurti i bashkoi, mos mendoni se jam budalla

- Advertisement -

Ish-presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pretenduar se bashkimi i partive shqiptare në Serbi për të garuar së bashku në zgjedhje është nxitur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, si dhe nga faktorë të jashtëm.

Në deklaratën e tij, Vuçiq ka përmendur Shaip Kamberin, i cili, sipas tij, është vendosur në krye të listës së përbashkët, ndërsa përfaqësuesit e dy partive të tjera janë renditur në pozitat e dyta dhe të treta. Ai ka përdorur gjuhë fyese ndaj Kamberit, duke pretenduar se bashkimi i partive shqiptare synon ta ndërkombëtarizojë çështjen e Luginës së Preshevës.

“Mund ta shihni tani në zgjedhje atë që askush prej jush nuk e ka vënë re. Për herë të parë, partitë shqiptare janë bashkuar, sepse nuk i ka bashkuar vetëm Kurti, por edhe faktorë të tjerë nga jashtë. Për herë të parë, ata po garojnë të gjithë së bashku. Më të keqin dhe më të ligun mes tyre, Shaip Kamberin, e kanë vendosur në krye të listës, ndërsa dy të tjerët në pozitat e dytë dhe të tretë. Pra, të tria partitë janë bashkuar. Ata kanë ngritur çështjen e të ashtuquajturës Luginë e Preshevës. Dhe mendojnë ta çojnë këtë çështje në një nivel më të lartë përmes këtij mercenari të tyre, Joe Wilson, të cilin e paguan Bajraktari. Bajraktari është mbështetës i Kurtit dhe e paguan atë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka deklaruar Vuçiq.

Të ngjashme

Të fundit