Edita Tahiri ka reaguar me kritika ndaj qeverisjes në Kosovë, duke kërkuar që presidentja e re të dëshmojë integritet dhe të mbrojë unitetin e vendit, si dhe interesat shtetërore e kombëtare, shkruan Scanner.
Përmes një postimi nê Facebook, Tahiri ka përmendur edhe ish-presidentet Atifete Jahjaga e Vjosa Osmani, duke thënë se njëra ishte police, tjetra notere e kryeministrit, ndërsa presidentja e re, të cilën e cilëson si akademike, duhet të dëshmojë se është në nivelin e përgjegjësisë kushtetuese.
“E patëm një presidente police, të dytën notere e kryeministrit, tash presidentja akademike duhet të demonstrojë se kemi presidente me integritet, që mbron unitetin, interesat shtetërore dhe kombëtare, në pajtim me Kushtetutën”, ka shkruar Tahiri.
Ajo ka kritikuar gjithashtu qeverinë për atë që e konsideron shkelje të vazhdueshme të Kushtetutës.
“Kushtetuta jonë u lodh duke qenë e shkelur tash sa vite nga kjo qeveri”, ka theksuar Tahiri.






