-1.4 C
New York
Friday, February 21, 2025

Buy now

Barcelona rikthehet në krye të tabelës, fiton me vështirësi ndaj Vallecanos

- Advertisement -

Pas shumë javësh, Barcelona është kthyer në krye të tabelës në La Liga.

Barça të hënën mbrëma fitoi 1:0 ndaj Rayo Vallecanos. Fitorja minimale ishte e mjaftueshmë për të dalë në vendin e parë në kampionatin spanjoll.

Pas xhiros së 24-t, Barcelona udhëheq me 51 pikë, sa i ka edhe Real Madridi në vendin e dytë. Atletico Madridi është në pozitën e tretë me 50 pikë.

Robert Leëandoëski e vendosi sfidën e fundit të xhiros së 24-t. Ai realizoi nga pika e bardhë në minutën e 28-të.

Të shtunën pikë të rëndësishme lëshuan dy skuadrat e Madridit dhe kështu Barcelona e kishte të hapur rrugën për kthim në vendin e parë. Udhëheq para Madridit për shkak të goldallimit më të mirë.

Pritet garë shumë e fortë deri në fund të edicionit për titull të kampionit në Spanjë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit