Mesfushori i kombëtares së Kosovës, Leon Avdullahu ka folur pas ndeshjes Kosovë – Austri.
Kosova e lëshoi fitoren nga duart, pasi Austria barazoi në pesë minutat e fundit.
Pas ndeshjes, mesfushori dardan tha se e humbën koncentrimin në fund.
“Sonte janë dy pikë të humbura, e humbëm koncentrimin në fund. Në këtë ndeshje e kemi pa se mundemi të paraqitemi mirë edhe ndaj kombëtareve të mëdha”, tha ai.
Kosova e Austria u ndanë 1-1 në “Fadil Vokrri”.
Kjo ndeshje ishte e vlefshme për xhiron e katërt të Ligës B të Ligës së Kombeve.
Kosova ka tashmë pesë pikë pas katër ndeshjeve, teksa Austria e fitoi pikën e tetë.






