Jonida Vokshi me dedikim emocionues për të ëmën: Nuk u lodhe dhe nuk u ankove kurrë…

- Advertisement -

Aktorja dhe moderatorja e njohur shqiptare, Jonida Vokshi, ka zgjedhur fjalë të veçanta për të uruar nënën e saj me rastin e ditëlindjes.

Përmes një postimi në Facebook, Jonida ka ndarë një fotografi me të ëmën, shoqëruar me një dedikim plot dashuri dhe mirënjohje për rolin e saj në jetën e familjes.

“Heroina ime. Më rrite mua dhe vëllain, sot po rrit Emin dhe Ian. Nuk u lodhe kurrë, nuk u ankove kurrë. Vetëm përkushtim dhe dashuri! Të dua në pafundësi! Dhe të uroj pafundësinë në këtë 63-vjetor tëndin”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme

Të fundit