Portieri i Austrisë, Schlager: Kosova luajti me disiplinë, duhet të jemi të kënaqur me një pikë

- Advertisement -

Portieri i kombëtares së Austrisë, Alexander Schlager ka folur pasi ndeshja me Kosovën u mbyll me barazim.

Ndeshja në “Fadil Vokrri” u mbyll me shifrat prej 1-1.

Schlager e vlerësoi paraqitjen e Kosovës, duke thënë se treguan disiplinë.

“Nuk është e lehtë të luash këtu. Duhet të jemi të kënaqur me pikën. Kosova luajti me disiplinë të madhe. E dimë nga Kupa e Botës se i lejojmë kundërshtarët shumë shpesh në situata për gjuajtje nga zona. Kosova bëri mirë në këtë aspekt. Luftuam dhe u kthyem në lojë. E kemi dhënë më të mirën në katër ndeshjet. Do ta marrim me vete këtë eksperiencë në të ardhmen”, ka thënë Schlager.

Austria e Schlager renditen të parët në grupin B3 të Ligës së Kombeve.

Ata kanë tetë pikë të grumbulluara nga katër ndeshje, teksa Kosova ka pesë pikë.

Të ngjashme

Të fundit