Golashënuesi i kombëtares së Kosovës, në ndeshjen ndaj Austrisë, Fisnik Asllani ka folur pas barazimit në Prishtinë.
Asllani shënoi në minutën e 70-të, pas asistimit të Edon Zhegrovës, për 1-0, mirëpo golit të tij iu kundërpërgjigj Christoph Lang, në minutën e 85-të.
Pas ndeshjes, Asllani ka thënë se “kemi bërë lojë të mirë”, teksa ka bërë me dije se është mirë fizikisht.
“Fatkeqësisht nuk arritëm ta fitojmë lojën. Kish me qenë ndjenja ndryshe nëse e kishim fituar lojën. Kemi bërë një lojë të mirë. Shpresoj që në muajin nëntor të bëjmë dy ndeshje të mira. Energjia ka qenë e lartë, fusha nuk ka qenë më e mira. Jam munduar t’i jap energji ekipit. Jam shumë mirë fizikisht. Muajin e ardhshëm ndeshjen e parë e kemi me Izraelin synojmë që ta fitojmë këtë ndeshje. Do të japim maksimumin për dy ndeshjet e ardhshme”, tha ai.
Me barazimin e sontëm, Kosova shkon në kuotën e pesë pikëve pas katër ndeshjeve, duke zënë momentalisht vendin e dytë në tabelë, por që mund të ndryshojë, nëse Irlanda e mposht Izraelin.
Austria është e para në Grupin 3 të Ligës B të Ligës së Kombeve, me tetë pikë.






