Mbrojtësi i majtë i kombëtares së Kosovës, Dion Gallapeni ka folur pas barazimit të Kosovës me Austrinë.
Ai tha se goli në fund i zhgënjeu pak, por tha se beson se kanë luajtur mirë.
“Goli në fund na zhgënjeu pak. Besoj se kemi luajtur ndeshje shumë të mirë. Kishim disa raste. Kemi dy ndeshje në nëntor që janë shumë të rëndësishme. Do të përgatitemi dhe besoj se do të dalim me rezultat pozitiv”, ka thënë mbrojtësi i krahut të majtë fillimisht.
Ai shtoi, duke thënë se ishin të bashkuar në fushë.
“Besoj që ishte një ndeshje e mirë nga gjithë ekipi. Ishim kompakt, shumë të bashkuar. Jemi mbrojtur si ekip dhe kemi sulmuar si ekip. Edhe me Irlandën paraqitja ishte fantastike, por edhe sonte kemi dëshmuar se mund të përballemi edhe me Kombëtare të mëdha. Do të synojmë fitore në dy ndeshjet e fundit”, ka shtuar Gallapeni tutje.
Ndeshja Kosovë – Austri u mbyll 1-1, me golat e shënuar nga Fisnik Asllani (minuta e 70-të) dhe Christoph Lang (minuta e 85-të).
Kosova ka pesë pikë nga katër ndeshje të Ligës B të Ligës së Kombeve, me Austrinë që i prin grupit B3 me tetë pikë.






