Shënoi gol për Austrinë ndaj Kosovës, Lang: Ndeshje e luftuar, të kënaqur me pikën e fituar

- Advertisement -

Golashënuesi i Austrisë në ndeshjen ndaj Kosovës, Christoph Lang ka folur pas ndeshjes.

Kosova me Austrinë u ndanë në paqe, me shifrat prej 1-1 në “Fadil Vokrri”.

Ai foli për fushën, por u shpreh i kënaqur me pikën e fituar.

“Ishte ndeshje e vështirë për secilin në këtë fushë. Ishte ndeshje shumë e luftuar. Qarkullimi i topit ishte i vështirë në fushë. Jam i lumtur për golin. Nuk e kuptova në fillim, por jam i lumtur. Nuk jam shumë i mirë në gjuajtjet me kokë. Luajtëm mirë por mund të jemi të kënaqur me pikën e fituar”, ka thënë Lang pas ndeshjes.

Austria është e para në grupin B3 të Ligës së Kombeve, me tetë pikë të fituara nga katër ndeshje.

Kosova është e dyta, me pesë pikë, mirëpo që kjo pozitë i rrezikohet, nëse Irlanda fiton ndaj Izraelit.

Të ngjashme

Të fundit