Bajrami publikon gjendjen e tmerrshme të deponisë së Sferrkë: Të shuhet zjarri dhe të mbyllet

- Advertisement -

Hykmete Bajrami ka publikuar video nga gjendja te deponia në Sferrkë të Pejës, që mori flakë disa ditë më parë.

Ajo tha se vizitoi sot deponinë për të parë gjendjen e saj, që ishte fare e mirë, shkruan IndeksOnline.

“Ku është shteti? A e dini se mijëra banorë të kësaj anë që katër ditë s’guxojnë të dalin jashtë as t’i hapin dritaret nga tymi toksik i deponisë” shkroi ajo.

Bajrami bëri thirrje që zjarri në deponi të shuhet sa më parë dhe deponia të mbyllet.

Ky është postimi i plotë i saj:

Sonte në ora 21:21 minuta, erdha te vendi, te deponia të shoh masat që marrë ministria.

Gjendja në video.

Ku është shteti?

A e dini se mijëra banorë të kësaj anë që katër ditë s’guxojnë të dalin jashtë as t’i hapin dritaret nga tymi toksik i deponisë.

Të veprohet menjherë, s’ka kohë për arsyetime, të shuhet zjarri dhe të mbyllet deponia.

Stop kësaj katastrofe ekologjike!

Të ngjashme

Të fundit