Përgatitjet për finalen e Kupës së Botës 2026 janë komplikuar për Spanjën dhe Argjentinën, pasi kushtet e këqija atmosferike në New Jersey kanë detyruar anulimin e stërvitjes së fundit para ndeshjes së madhe.
Sipas GOAL, Spanja e drejtuar nga Luis de la Fuente, kishte planifikuar seancën në “Melanie Lane Training Ground”, por stuhitë me vetëtima bënë që organizatorët të ndalonin daljen e lojtarëve në fushë, transmeton Klankosova.tv.
Sipas rregullave të sigurisë së FIFA-s, duhet të kalojnë të paktën 30 minuta pa rrufe para se ekipet të lejohen të stërviten.
Pas pritjes dhe mungesës së përmirësimit të motit, stafi teknik spanjoll vendosi ta anulojë seancën.
Vendimi erdhi në një moment delikat, pasi disa lojtarë kryesorë, përfshirë Lamine Yamal dhe Pedro Porro, kanë shqetësime fizike pas gjysmëfinales ndaj Francës.
Edhe Argjentina u përball me të njëjtat probleme, pasi stuhitë ndikuan në stërvitjen e fundit të ekipit të Lionel Scalonit.
Argjentinasit shpresojnë të rikthehen në përgatitjet sapo kushtet atmosferike të përmirësohen.






