Kompania Rajonale e Mbeturinave “Ambienti” në Pejë ka dhënë kontratën për furnizimin me një kamion kompaktor të përdorur për mbeturina.
Kontrata u nënshkrua në vlerë prej 24.700 euro, raporton IndeksOnline.
Sipas njoftimit për dhënie të kontratës, operator ekonomik fitues është “Leicon SH.P.K.”.
Aktiviteti i prokurimit kishte për qëllim furnizimin e ndërmarrjes me një kamion kompaktor të përdorur për mbeturina, për nevojat e operimit të KRM “Ambienti” në Pejë.
Vlera e parashikuar e kontratës ishte 35.000 euro, ndërsa kontrata u dha për mbi 10 mijë euro më pak se fondi i parashikuar.
Procedura e prokurimit është zhvilluar si procedurë e hapur, me kriter për dhënien e kontratës çmimin më të ulët. Në garë kanë marrë pjesë dy operatorë ekonomikë, ndërsa njoftimi nuk parasheh nënkontraktim.
Ky është dokumenti i plotë:






