Grupi “Marigona” po e mban koncertin e saj të fundit “Përjetë” sonte në AMC Hall Outdoor në Prishtinë.
“Përjetë” po sjell në skenë repertorin e grupit Marigona në një formë të përmbledhur dhe të konceptuar posaçërisht për sonte, duke ruajtur identitetin e tyre muzikor dhe duke vënë theksin te performanca live.
Para mijëra të pranishmëve, Marigona ndezi atmosferën me hitet e tyre.







