16.8 C
New York
Friday, May 17, 2024

Buy now

Albulena Haxhiu për vrasjen e gruas në Pejë: Pavarësisht masave të ndërmarra, vrasjet e grave po vazhdojnë

- Advertisement -

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka folur për rastin e vrasjes së gruas në Pejë që dyshohet se u bë nga burri i saj.

Ajo ka thënë se kjo që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Pejë ëshë e rëndë, tronditëse dhe e patolerueshme .

Ajo ka njoftuar se ka thirrur një takim me zyrtarët më të lartë të MPB-së, policisë dhe u.d. kryeprokurorin e shtetit.

“Për këtë gjë sot kam ftuar në takim ministrin e Punëve të Brendshme, kryesuesit e këshillave, u.d Kryeprokurorin dhe Drejtorin e Policisë së Kosovës dhe po ashtu në një takim tjerër edhe mbledhjen e grupit ndërministror”, ka shkruar ajo.

Reagimi i plotë:

Në mëngjesin e sotëm edhe një grua u vra nga burri në Pejë, vetëm 4 ditë nga vrasja e një gruaje po ashtu nga burri në Ferizaj. Kjo është shumë e rëndë. Është tronditëse. Është dhimbje e madhe. Është e patolerueshme.

Për këtë gjë sot kam ftuar në takim ministrin e Punëve të Brendshme, kryesuesit e këshillave, u.d Kryeprokurorin dhe Drejtorin e Policisë së Kosovës dhe po ashtu në një takim tjetër edhe mbledhjen e grupit ndërministror.

Nuk ka rrugë tjetër pos si institucione të Republikës së Kosovës të luftojmë pa kompromis këto fenomene.

Pavarësisht përkushtimit, masave të ndërmarra, fushatave të iniciuara me qëllim pikërisht barazinë gjinore, vrasjet ndaj grave po vazhdojnë.

Shpeshherë dhunuesit janë bërë vrasës pikërisht për shkak të mosndëshkimit adekuat nga institucionet përkatëse.

Vrasjet ndaj grave në Republikën e Kosovës janë bërë fenomen që tejkalon çdo shqetësim. Nuk mund të presim emancipimin e askujt derisa të bëhen të vetëdijshëm për barazinë mes burrit dhe gruas. Asnjë qytetar nuk është mbi dikë tjetër, askush nuk është pronë e askujt. Gruaja dhe burri janë të barabartë. Dhe si shtet nuk do të tolerojmë asnjë lloj dhune të burrit ndaj gruas.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit