11.8 C
New York
Thursday, May 2, 2024

Buy now

Miftaraj, Haxhiut: Cila është përgjegjësia juaj – a përfundon vetëm me shkrime në rrjetet sociale si me qenë pjesëtare e shoqërisë?

- Advertisement -

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, pas vrasjes së një gruaje tjetër akoma pa u bërë një javë ku u vra një grua në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, e ku të dyshuarit kryesor janë bashkëshortet e tyre ka kërkuar përgjegjësi nga Ministria e Drejtësisë.

Miftaraj, përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’, ka kërkuar të dijë se cili është roli i ministres, Albulena Haxhiu, në parandalimin e këtyre rasteve.

Postimi i plotë:

Ne një shtet ku Kryeministri, ministri, deputeti, keshilltari brenda dites i sulmon gjykatat e rregullta dhe gjykaten kushtetuese per nje grusht vota;

Ne nje shtet ku policia, prokuroria dhe gjykata nuk e shohin viktime gruan e cila vritet ose dhunohet nga burri, por burrin i cili e ka kryer krimin;

Ne nje shtet ku pushteti secilin veprim qe e merr e mat se sa vota i fiton ose i humb;

Ne nje shtet ku pushteti ska pike respekti per ligjin dhe proceduren;

Ne ate shtet ndodhin vrasjet, dhunimet, ska rend, ska ligj. Sepse, qytetari mendon se me shkel ligjin, me vra tjetrin, me dhunu gruan eshte normale.

Dhe ne fund shtrohet pyetja, Ministrja e Drejtesise si Koordinatore Nacionale kunder dhunes ne familje a ka ndonje pergjegjesi?

Dhe a fillon dhe perfundon pergjegjesia e saj me postime ne Facebook si me qene pjesetare e shoqerise civile?

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit