Zemaj: Lojë e VV-së me nënkryetarët, LDK-ja s’bëhet pjesë e proceseve ku ka shkelje

- Advertisement -

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka thënë se nuk mund të ketë tejkalim të zgjedhjes së nënkryetarëve, për të ndodhur konstituimi i Kuvendit të Kosovës.

Ai ka thënë se ndërrimi i qëndrimeve të VV-së për votimin e nënkryetarëve të LDK-së dhe PDK-së është lojë politike.

Para nisjes së seancës së sotme, Zemaj ka thënë se LDK-ja nuk bëhet pjesë e proceseve ku ka shkelje.

“Këto lojëra politike janë duke e dëmtuar shtetin e Kosovës. Qëndrimet këta i kanë ndërruar gjithmonë, këta kalkulojnë në vota dhe në interesa të tyre të ngushta. Nuk e kanë interersin e forcimit të institucioneve, mendojnë për interesa të tyre dhe ky është dëmi më i madh që po I bëhet vendi. Ne duhet të kemi Kuvend kushtetues, kjo do të thotë që pa u zgjedh nënkryetarët nuk ka konstituim të Kuvendit. E patë se si e ndërruan praktikën e zgjedhjes së nënkryetarëve. Kjo është krejt ajo loja që po ndodh. Nuk mundesh me pas tejkalim, as të dytit, e as të tretët për me kalu te i katërti ose i pesti. Ne nuk hyjmë në asnjë variant ku ka shkelje.”, ka thënë Zemaj.

Të ngjashme

Të fundit