Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka publikuar fotografi nga ajri të Marshit për Liri, i cili u mbajt dje në Prishtinë.
Në marsh pati pjesëmarrje masive, të cilët përshkuan sheshet e kryeqytetit në shenjë mbështetjeje për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.
Përmes publikimit të fotografisë, Hoxhaj ka përshëndetur pjesëmarrësit në marsh, duke pretenduar se numri i tyre arriti në 100 mijë.
“Mirëmëngjesi për 100 mijë shqiptarët që dje marshuan me UÇK-në në zemër! , ka shkruar Hoxhaj.






