Deputetja nga partia boshnjake Duda Balje, para hyrjes në Kuvend, u pyet për vendimin e VV-së për të votuar nënkryetarët e propozuar nga PDK-ja dhe LDK-ja.
Balje tha se ky veprim, sipas saj, lidhet me një kalkulim politik të VV-së për zgjedhje të reja në dhjetor.
“Unë mendoj se këtu është një hap i planit që kanë pasur për zgjedhje në dhjetor, dhe domethënë janë tu shku me hapa qysh kanë planifikuar. Nëse vazhdon kështu, zgjedhjet janë shumë evidente”, tha Balje.






