Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka qëndruar dje në vizitë zyrtare në Tiranë, në kuadër të Samitit të Evropës-Juglindore në mbështetje të Ukrainës.
Gjatë kësaj vizite, Presidenti Zelensky është përkujdesur që të takoj bilateralisht të gjithë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor.
Zelensky ka takuar presidentët e Maqedonisë së Veriut, të Malit të Zi, Kryeministrin e Kroacisë, Kryeministrin Rama dhe, madje, edhe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Mirëpo, një takim të tillë bilateral, Zelensky nuk e realizoi me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Takimi i vetëm që Presidentja Osmani e pati me Zelenskyn, ishte në tapetin e kuq, ku Kryeministri Rama e ftoi që ta prisnin së bashku Presidentin Zelensky.
Megjithatë, ironikisht, Presidentja Vjosa Osmani dje ka thënë se është e bindur që Ukraina një ditë do ta njohë Republikën e Kosovës.
https://x.com/ZelenskyyUa?t=fD7Nc6VeuNLyR1ozXRtudA&s=09