Ish-deputeti i PDK-së Nait Hasani, ka qenë goxha i ashpër me deklarimet e tij për Gjykatën Speciale.
Hasani në Edicionin Special në Klan Kosova ka komentuar verdiktin prej 81 vjetësh burgim ndaj ish-katërshes së UÇK-së.
Ai shtoi se kjo gjykatë “ia ka çuar mallin si të ishte e Serbisë”.
“Asnjë ndryshim nuk e ka pas. Po të njëjtat akuza që kanë ardhur nga Serbia, po të njëjtat veprime që i ka bërë, analiza dhe përshkrime”, deklaroi Hasani në Klan Kosova.
Ish-deputeti i PDK-së numëroi pikat e aktakuzës që sipas tij i shkojnë përshtati Serbisë.
Ndiqni intervistën e plotë:






