Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste në Shqipëri, Taulant Balla, i është bashkuar thirrjes për protestën që do të mbahet nesër në Prishtinë.
Balla përmes një postimi në Facebook ka shprehur mbështetjen e tij për protestën.
“Gjithmonë bashkë”, ka shkruar Balla.
Protesta është paralajmëruar të mbahet nesër në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, duke filluar nga ora 12:00.







