Haradinaj: Qeveria merrej me simbolika, asnjë hap në mbrojtje të të akuzuarve

- Advertisement -

Verdikti i Gjykatës Speciale ku katër ish-eprorët e UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, u dënuan me 81 vjet burgim.

Ish-ministrja e Jashtme Meliza Haradinaj, pati kritika të ashpra ndaj Qeverisë.

Haradinaj tha se qeveria aktuale nuk ka bërë asnjë hap për t’iu dalë në ndihmë e për t’i mbrojtur të akuzuarit.

Ajo theksoi se bile ekzekutivi është marrë me simbolika.

“Unë kur isha ministre, kam dërguar për Epopenë e UÇK-së flamuj në të gjitha misionet diplomatike të Kosovës, dhe çka ka bërë kjo qeveri më pastaj, është marrë me tërheqjen e atyre nga misionet diplomatike”, tha ajo në emisionin Rubikon në Klan Kosova.

Të ngjashme

Të fundit