Kolonë e madhe e veturave me protestues kundër Speciales te Katedralja

- Advertisement -

Protesta kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës ka vazhduar edhe sonte në Prishtinë.

Qytetarë të shumtë janë mbledhur në kryeqytet, ndërsa një kolonë e madhe veturash me protestues është parë te Katedralja në Prishtinë.

Protesta zhvillohet pas aktgjykimit të shkallës së parë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të shpallur më 16 shtator në Hagë.

Protesta është paralajmëruar me moton “Jo në emrin tim”.

Video:

Të ngjashme

Të fundit