Zbulohet shifra marramendëse e marrëveshjes Leao – Galatasaray

- Advertisement -

Galatasaray ka zyrtarizuar transferimin e Rafael Leaos nga Milani, duke publikuar edhe detajet e marrëveshjes me klubin italian dhe sulmuesin portugez.

Leao ka zgjedhur skuadrën turke, pavarësisht interesimit nga Aston Villa.

Galatasaray do t’i paguajë Milanit 38 milionë euro, ndërsa shuma totale mund të shkojë deri në rreth 44 milionë euro, në varësi të bonuseve.

Milani ka ruajtur gjithashtu 20 për qind të fitimit nga një shitje e ardhshme e futbollistit.

27-vjeçari ka nënshkruar kontratë katërvjeçare, të vlefshme nga sezoni 2026/27, ndërsa do të përfitojë një pagë neto prej 10 milionë eurosh në sezon.

Transferimi i Leaos konsiderohet një nga goditjet më të mëdha të Galatasarayt në këtë afat kalimtar, me klubin turk që vazhdon investimet për përforcimin e skuadrës.

Të ngjashme

Të fundit