Jose Mourinho ka dhënë një qëndrim të qartë për garën për Topin e Artë, duke theksuar se ky çmim nuk duhet të përcaktohet vetëm nga trofetë e fituar gjatë sezonit.
“Topi i Artë duhet t’i shkojë njërit prej atyre lojtarëve që, kur të pensionohen, do të na mungojnë përgjithmonë. Maradona, Cristiano, Messi, R9, Zidane…”, u shpreh Mourinho.
Trajneri portugez shtoi se nuk është e drejtë që çmimi t’i jepet një lojtari vetëm sepse ka fituar Champions League-n apo Kupën e Botës.
“Nëse duhet t’ia japësh dikujt vetëm sepse ka fituar Champions League-n, atëherë jepjani Luis Enrique-s. Jo. Çmimi duhet t’i shkojë lojtarit më të mirë në botë, jo domosdoshmërisht një spanjolli apo një lojtari të PSG-së.”
Mourinho beson se çmimi duhet të përfundojë te njëri prej 3-4 lojtarëve më të mirë në botë, ndërsa në fund shtoi se politika mund të ndikojë në vendimmarrjen për Topin e Artë.
“Ka politikë në Topin e Artë, ndaj nuk më pëlqen të përfshihem në këtë politikë.”






