6.6 C
New York
Friday, March 29, 2024

Buy now

Zbulohet se kush është vajza që menaxhon Instagramin e Luizit

- Advertisement -

Disa deklarata të Luizit në Big Brother Vip kanë ngjallur dyshime! Disa herë, këngëtari ka thënë se Instagrami i tij menaxhohet nga një mikeshë me emrin Jurgena. Pas kësaj, deklaroi se ish-e dashura e tij e fundit e ka pasur emrin Gena. Këto përgjigje të Luizit bënë që të ngriheshin disa pikëpyetje nëse Jurgena dhe Gena janë i njëjti njeri.

Për të folur rreth kësaj teme ishin të ftuar ditën e sotme në “Big Brother Fans Club” dy miqtë e tij të ngushtë Joni dhe Mario të cilët e surprizuan në shtëpi disa ditë më parë

Joni tha se Jurgena është mikesha e Luizit, të cilën e ka takuar një herë në fillim por më pas nuk janë takuar më. Ndërsa ish-të dashurën e Luizit tha se nuk e njeh.

“Jurgena është shoqja e Luizit, që menaxhon Instagramin e Luizit. E kam takuar në fillim, por tani nuk e kam takuar më. Gena, ish-e dashura, nuk e di kush është”.

Mirëpo, është vënë re se Jurgena nuk i ndjek dy miqtë e tij në Instagramin e Luizit. Pse?

“Nuk e di pse nuk na ndjek. Ndoshta nuk kemi të njëjtat mendime për menaxhimin e Instagramit”, përfundoi Joni.

Pra, “misioni” i rradhës i fansave të këngëtarit me siguri do të jetë zbulimi i identietit të Jugrenës..

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit