“Kom mendu që keni me m’masakru si të dalë”, Jona habit me përgjigjen që i dha ndjekëses në Instagram

- Advertisement -

Aktivistja Jona Krasniqi është banorja e cila u eliminua së fundmi nga shtëpia e “Big Brother VIP Kosova”, duke i dhënë kështu fund rrugëtimit të saj në këtë format.

Ajo ishte një nga banoret më të përfolura të këtij edicioni, veçanërisht pas debatit të ashpër që pati me Doresën.

Pas largimit nga shtëpia, Jona ka hapur një rubrikë me pyetje dhe përgjigje në llogarinë e saj në Instagram, ku ka bashkëbiseduar me ndjekësit.

Foto: Jona Krasniqi / Instagram

Një nga pyetjet që iu drejtua ishte nëse e kishte pritur një përkrahje kaq të madhe nga fansat.

“A ke mendu në Big që ke pas mbështetje kaq të madhe prej fansave?”, e pyeti një ndjekëse.

Ndërsa Jona iu përgjigj me humor: “Girl, unë kam mendu që keni me m’masakru si të dalë”.

Përndryshe, Jona ishte një banore që i dha mjaft dinamikë shtëpisë së BBVK-së, dhe ishte konkurrentja që iu bashkua formatit në natën e parë.

Të ngjashme

Të fundit