-1.7 C
New York
Saturday, January 11, 2025

Buy now

Xhavit Haliti thirret të dëshmojë në Bruksel në procesin gjyqësor kundër vrasësve të Enver Hadrit

- Advertisement -

Xhavit Haliti është ftuar të japë dëshminë e tij lidhur me vrasjen e Enver Hadrit, saktësisht kundër dy serbëve Veselin Vukotiq dhe Andrija Drashkoviq në Bruksel.

Kjo ftesë është bërë e ditur më 26 dhjetor të vitit të kaluar nga Prokurori i Gjykatës së Apelit në Bruksel.

Sipas njoftimit që është bërë dëshmia e Xhavit Halitit do të zhvillohet më 20 janar të këtij viti.

Urdhërdhënësi ka qenë i njëjtë edhe me rastin e vendosjes se eksplozivit e shpërthimit në banesën e Xhavitit.

“Më datë 26 dhjetor 2024, Prokurori i Përgjithshëm pranë Gjykatës së Apelit në Bruksel ka lëshuar një ‘Citat të Dëshmitarit’ për Xhavit Haliti, i cili është thirrur të dëshmojë përpara Gjykatës së Assises në lidhje me akuzat ndaj të pandehurve Veselin Vukotiq dhe Andrija Draskoviq.

Dëshmia është parashikuar të jepet më 20 janar 2025, në orën 9:00 të mëngjesit, në sallën Popelin 1 të Justitia në ish-ndërtesën e NATO-s, Avenue du Bourget, 1130 Bruksel.

Ky proces do të ndjekë akuzat e ngritura për veprime të lidhura me rastin, dhe dëshmitarët nga jashtë vendit janë të udhëzuar të dorëzojnë dokumentacionin për shpenzimet e udhëtimit dhe qëndrimit për të marrë kompensimin e nevojshëm.

Ky dokument i rëndësishëm shënon një hap kritik në hetimet dhe gjykimin e rasteve të lidhura me figura të njohura të krimeve të rënda në rajon.

Në mënyrë të veçantë, ky proces është një përpjekje për të zbardhur të vërtetat që lidhen me veprimtarinë e organizatave kriminale në të kaluarën.

Dëshmitari, Xhavit Haliti, është paralajmëruar për rëndësinë e dëshmisë së tij, ndërsa është e detyrueshme paraqitja e tij fizike. Përveç kësaj, dokumenti përmban detaje për mënyrën e konfirmimit të pranimit të thirrjes”, thuhet në njoftim.

Procesi pritet të tërheqë vëmendjen e gjerë të opinionit publik dhe mediave, duke përfaqësuar një tjetër hap në përballjen e drejtësisë me kriminelët e luftës dhe përpjekjet për zbardhjen e historive të errëta të rajonit.

Xhavit Haliti ka qenë njëri nga drejtuesit kryesor të Lëvizjes Popullore e Kosovës [LPK] dhe UÇK-së.

Ndërsa një medium zviceran kishte bërë një reportazh për atentatin e UDB-së ndaj Xhavit Halitit në Zvicër në vitin 1990. Në videon të cilën e kemi siguruar, shihet eksplozivi i UDB-së i cili shpërthen në banesën e Xhavit Halitit, por edhe pamjet e dy agjentëve të UDB-së të cilët i kishin kapur kamerat e sigurisë.

Po ashtu, mediumi zviceran theksonte se “Xhavit Haliti fle rrallë herë në shtëpinë e tij në Zvicër nga frika e ndonjë sulmi vrasës”.

Në atë dokumentar, pas eksplozivit dhe tentim atentatit, Xhavit Haliti kishte folur për mediumin duke thënë se “Janë përpjekur të më vrasin mua dhe familjen time”./Dukagjini

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit