Musliu: PDK asnjëherë nuk i ka ikur përgjegjësisë shtetërore e institucionale

- Advertisement -

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, para mbledhjes së kryesisë ka thënë se kjo parti asnjëherë nuk i ka ikur përgjegjësisë shtetërore dhe institucionale, duke theksuar se edhe në rrethanat aktuale po angazhohen për të bërë më të mirën për Kosovën.

Musliu ka thënë se takimi i sotëm i kryesisë është pjesë e angazhimit të PDK-së, ndërsa ka refuzuar të japë përgjigje për çështjet që do të diskutohen në mbledhje, duke thënë se do të flasë pas përfundimit të saj.

“Partia Demokratike e Kosovës asnjëherë nuk i ka ikur përgjegjësisë shtetërore e institucionale, nuk i ikën sot. Jemi duke u munduar të bëjmë më të mirën për Kosovën, në rrethanat në të cilat jemi, gjithmonë jemi duke u munduar të bëjmë më të mirën për Kosovën. Prandaj, në vazhdën e angazhimit tonë, e kemi edhe takimin e sotëm. E tani, hipotetike, asnjë përgjigje nuk e jap unë. Kur të dal prej mbledhjes, ju tregoj çka kemi folur në mbledhje, por përderisa nuk jam futur në mbledhje, është kjo. E thashë edhe një herë, nuk i ikim asnjëherë përgjegjësisë shtetërore si Partia Demokratike e institucionale. Jemi duke u munduar, në rrethanat në të cilat jemi, jemi duke u bërë… duke u munduar të bëjmë më të mirën për Kosovën. Ajo çka nuk pret momentalisht është Ligji për Dhomat e Specializuara, të tjerat presin”, ka deklaruar Musliu, raporton Ekonomia Online.

Të ngjashme

Të fundit