Hamza para mbledhjes së kryesisë: Të miratohet ligji për Specialen në të dy leximet, pastaj presidenti

- Advertisement -

Kryetari i PDK-së Bedri Hamza, ka folur për medie para takimit të thirrur me kryesinë dhe grupin parlamentar të kësaj partie.

Ai ka folur sërish për votimin e ndryshimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara për të cilën dje kishte folur edhe me kryeministrin Albin Kurti.

“Ne po themi me u aprovuar ligji në dy leximet, pastaj me u propozuar emri për president dhe me u zgjedhë presidenti e me u shmang zgjedhjet. Nëse dikush ka plan ta çojë vendin në zgjedhje është temë tjetër”, ka thënë Hamza.

Hamza ka thënë se nëse do të ketë takime tjera në ndërkohë me Kurtin, do të informoheni me kohë.

Të ngjashme

Të fundit