Ligji për Specialen, nesër mblidhet Komisioni për Legjislacion

- Advertisement -

Nesër, me fillim nga ora 08:00, do të mblidhet Komisioni për Legjislacion i Kuvendit të Kosovës, ku do të shqyrtohet në lexim të parë Ligji për Specialen.

Kjo është konfirmuar për Klankosova.tv nga shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri.

“Në njoftimin që e kemi pranuar sot është se nesër, me fillim nga ora 08:00, do të kemi mbledhje të Komisionit për Legjislacion, ku do të shqyrtohet në lexim të parë Ligji për Specialen. Praktikisht, siç është vepruar këto pesë vitet e fundit, zakonisht kur në ora 08:00 është mbledhur komisioni, kemi pasur seancë në ora 09:00. Pra, i bie që nesër në ora 09:00 kemi seancë”, ka deklaruar Tahiri.

Ndërkaq, është raportuar në media se nesër, nga ora 09:00, do të ketë seancë të Kuvendit.

Të ngjashme

Të fundit