Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar një rast të kontrabandimit të mallrave të padeklaruara.
Sipas njoftimit, në kuadër të kontrolleve të rregullta doganore dhe bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional me Policinë e Kosovës, kanë parandaluar një rast të tentimit për futjen e mallrave të padeklaruara në territorin e Republikës së Kosovës.
Gjatë kontrolleve në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Merdare, sipas njoftimit, duke përdorur pajisje dhe mjete të specializuara të kontrollit, zyrtarët doganorë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë identifikuar dhe sekuestruar mallra të padeklaruara, të gjitha të reja.
“1. Procesorë PURE ROCK PRO3 LX – ftohës ajri për procesor – 20 copë, 2. Motherboard (pllakë amë) MIGRO ATC 128MB – 8 copë, 3. Ftohës ajri për procesor SYSTEM POËER 11 – 12 copë, 4. Kufje për PC me mikrofon – 15 copë, 5. USB Logitech – 25 copë, 6. Maus me Ëireless – 24 copë, 7. Mikrofona për PC – 15 copë, 8. Kabllo për telefon ose PC – 24 copë, 9. Monitorë gaming për PC ALIENËARE, me pajisje përcjellëse dhe kabllo – 5 sete”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, vlera e përafërt e mallrave të sekuestruara është rreth 10,000 euro.






