25.1 C
New York
Tuesday, May 7, 2024

Buy now

Walker: Sot Masakra e Reçakut ka vëmendjen e gjithë botës, për këtë kam shpresuar dhe kjo ndodhi

- Advertisement -

William Walker s’ka mundur që të udhëtojë drejt Kosovës për të marrë pjesë në ceremoninë e përkujtimit të 23 vjetorit të Masakrës së Reçakut. Walker përmes një video mesazhi ka thënë se i vjen shumë keq që si rezultat i pandemisë, dhe për shkak të një operacioni të vogël që ka pasur nuk ka mundur që të jetë i pranishëm në ceremoninë e sotme.

“Shpreh zhgënjimin tim që s’jam në mesin e njerëzve që përkujtojnë ngjarjet tragjike në fshatin Reçak. Kjo është shprehje e zhgënjimit që s’jam aty . Më tej kërkoj falje për arsye të njohura që është pandemia dhe COVID dhe për shkak të moshës sime, dhe për shkak të një operacioni që bëra disa javë më parë, më është dashur të kapërcej dëshirën time, dhe të flas me ju falë ndihmës së zyrës së kryeministrit”, ka thënë Walker.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit