16.1 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Krasniqi: Masakra e Reçakut i dha vulë barbarisë dhe mizorisë së krimeve të Millosheviqit në Kosovë

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kujtuar 45 viktimat e Masakrës së Reçakut në 23 vjetorin e vrasjes nga forcat serbe.

Ai përmes një postimi në Facebook tha se kjo masakër i dha vulën barbarsisë së Millosheviqit dhe ngriti alarmin për nevojën e ndërhyrjes së NATO.

“Sot, me dhembje kujtojmë 45 fëmijë, gra e burra të fshatit Reçak, të cilët 23 vite më parë u masakruan pamëshirshëm nga policia dhe ushtria serbe. Masakra e Reçakut i dha vulë barbarisë dhe mizorisë së krimeve të Sllobodan Millosheviqit në Kosovë dhe ngriti alarmin në mesin e shteteve perëndimore për nevojën e ndërhyrjes së forcave të NATO-s në vendin tonë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Krasniqi tha se në kujtesën kolektive të popullit të Kosovës, Reçaku është një ndër plagët më të dhimbshme, një histori e përgjakur që nuk harrohet kurrë.

“Liria jonë do të jetë e plotë, atëherë kur gjenocidi serb në Kosovë të marrë dënimin e merituar. Lavdi e përjetshme për martirët e masakrës së Reçakut”, ka shkruar tutje Krasniqi.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=453326929499376&id=100044662171388

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit