28.2 C
New York
Wednesday, May 22, 2024

Buy now

Zana Avdiu ngrit zërin para Molliqajt: S’ka lider më të fuqishëm se Hashim Thaçi

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj është i ftuar në “Pressing” të T7, të martën.

Gjatë diskutimit, Zana Avdiu i tha se nëse Hashim Thaçi nuk ka mundur ta bëjë ripërcaktimin e kufijve, pse beson se mund ta bëjë ai.

Pjesë nga debati:

Molliqaj: Ne i themi Serbisë jemi të gatshëm me bë ripëcaktimin e kufijve.

Avdiu: Nuk dëshirojnë ata.

Molliqaj: A e keni provu a?

Avdiu: Po a the ka provu Hashim Thaçi.

Molliqaj: Po nuk e kanë, Albin Kurti me shoqërinë civile u çuan e bënë protesta të mëdha. Gjermania ka qenë fuqishëm kundër”.

Avdiu: E pse po mendon që munden me të lë ty me bë atë. Pse Gjermania do të ndryshonte qëndrim.

Molliqaj: Duhet me i kuptu do gjëra.

Avdiu: Cilat gjëra bre Dardan.

Molliqaj: Po Hashim Thaçi.

Avdiu: Nuk ka lider më të fortë se Hashim Thaçi, ta ka zotëru luftën, pavarësinë e po nuk ka mundur me bë. E po vjen ti, e Albin Kurti, duhet me i thënë të vërtetat Dardan.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit