-2.9 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Vendosen banerë me mbishkrime anti-Kosovë, Rrahmani ju kundërvihet tifozëve të klubit të tij: Ëndrra e gjithkujt, realiteti ynë

- Advertisement -

Tifozët e Sparta Pragës bënë një veprim skandaloz duke vendosur banerë anti-Kosovë. I menjëhershëm ka qenë reagimi i lojtarit të ekipit të tyre, njëherësh edhe lojtari i Kombëtares sonë, Albion Rrahmani.

Harta e Kosovës me flamurin serb ishte pranishme në mesin e tifozëve ultras të Sparta Pragës me mbishkrimin: S’ka dorëzim.

Në ekipin e Sparta Pragës luajnë dy futbollistë nga Kosova: Albion Rrahmani dhe Ermal Krasniqi si dhe dy futbollistët nga Shqipëria: Qazim Laci dhe Indrit Tuci.

Rrahmani ka reaguar menjëherë për këtë mbishkrim në profilin e tij zyrtar në Instagram.

Ai publikoi banerin e tifozëve “Dardanë” në duelin ndaj Qipros ku kishin vendosur hartën e Kosovës me flamurin shqiptar dhe me mbishkrimin: “Ëndrra e gjithkujt, realiteti ynë!”.

 

L

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit