“Mirë se erdhe, Bledian”, Krasniqi pajiset me pasaportën e Kosovës para ndeshjeve të Dardanëve

- Advertisement -

Futbollisti Bledian Krasniqi është pajisur me pasaportën e Republikës së Kosovës, duke bërë një tjetër hap drejt përfaqësimit të Dardanëve.

Krasniqi e ka përfunduar procedurën në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Cyrih, pasi është përzgjedhur për të qenë pjesë e Kombëtares A të Kosovës.

Konsullata e Kosovës në Cyrih e ka përshëndetur këtë moment, duke i uruar mesfushorit sukses në rrugëtimin e tij me fanellën e Dardanëve.

“Mirë se erdhe, Bledian! Kemi pritur me kënaqësi këtë moment të veçantë, përzgjedhjen e Bledian Krasniqit në Kombëtaren A të Kosovës. Faleminderit, Bledian, që zgjodhe Kosovën dhe që do ta përfaqësosh vendin tonë me fanellën e Dardanëve”, thuhet në urimin e Konsullatës.

Të ngjashme

Të fundit