Zelensky dhe Trump do të takohen në Nju Jork, në fokus përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës

- Advertisement -

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin amerikan Donald Trump, gjatë së cilës kanë rënë dakord të takohen në Nju Jork.

Zelensky e ka cilësuar bisedën si të rëndësishme, duke thënë se aktualisht ekziston një dinamikë diplomatike në përpjekjet për arritjen e paqes mes Ukrainës dhe Rusisë, raporton Reuters.

Ai e ka falënderuar Trumpin për vizitën e fundit në Kiev të përfaqësuesve amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner, me të cilët, sipas Zelenskyt, janë diskutuar çështje të rëndësishme lidhur me situatën në Ukrainë.

Presidenti ukrainas ka theksuar se paqja mbetet prioriteti kryesor për Ukrainën, ndërsa ka përshëndetur edhe nënshkrimin nga Trump i një projektligji që parashikon sanksione të reja ndaj Rusisë.

Takimi mes dy liderëve pritet të zhvillohet në Nju Jork, në kuadër të përpjekjeve diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Të ngjashme

Të fundit