Fernandes e hap derën e largimit nga Man Utd, dy gjigantë italianë pas tij

- Advertisement -

Bruno Fernandes ka dhënë sinjale të rëndësishme për të ardhmen e tij te Manchester United, duke lënë të hapur mundësinë e largimit nga “Old Trafford”.

Mesfushori portugez ka konfirmuar se bisedimet për rinovimin e kontratës janë pezulluar, ndërsa marrëveshja aktuale përfundon në qershor të vitit 2027.

“Klubi më ka ofruar rinovimin, por kam vendosur të pres dhe ta lë gjithçka në pritje. Tani fokusi është te futbolli”, ka deklaruar Fernandes, duke sqaruar se aktualisht nuk ka negociata për kontratën e re.

Interesimi për të nuk mungon. Milani dhe Juventusi po e monitorojnë situatën, duke parë mundësinë për ta rikthyer në futbollin italian.

Megjithatë, një transferim gjatë afatit kalimtar të janarit duket i vështirë, pasi trajneri i ri i Unitedit, Mauricio Pochettino, e ka konfirmuar si kapiten.

Fernandes ka bërë të qartë se nuk dëshiron të krijojë probleme për klubin.

“Nëse Unitedi nuk më dëshiron më, do të largohem menjëherë, pa pritur përfundimin e kontratës. Nuk do të krijoj kurrë probleme”, ka thënë portugezi.

Kështu, vera e vitit 2027 mund të jetë momenti kur Milani dhe Juventusi do të tentojnë seriozisht transferimin e tij.

Të ngjashme

Të fundit