Lamine Yamal e sheh Paris Saint-Germainin si favorit për ta fituar sërish Ligën e Kampionëve këtë sezon.
I pyetur nga “Movistar” se cila skuadër është favorite, ylli i Barcelonës u përgjigj shkurt: “PSG-ja”.
Yamal theksoi se mbrojtja e trofeut është më e vështirë sesa fitimi i tij për herë të parë, ndërsa foli edhe për dobësitë e Barcelonës.
“Pika jonë e dobët është përballja me kundërshtarë si Bayern Munichu apo PSG-ja, që janë më fizikë dhe të detyrojnë të vraposh shumë”, deklaroi ai.
PSG-ja synon të bëhet skuadra e katërt në histori që e fiton Ligën e Kampionëve tri herë radhazi.






