Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi është futur në formacionin e javës në Superligën e Turqisë.
Muriqi shënoi katër gola në fitoren e thellë të Fenerbahces 8:0 ndaj Eyupsporit, shkruan Indeksonline
Në sajtin e njohur të statistikave “Sofascore”, sulmuesi kosovar është vlerësuar me notën 10.0 dhe është futur në 11-shen më të mirë të javës.
Me notë 10.0 është vlerësuar edhe Mohamed Salah – i cili realizoi hat-trick ndaj Galatasarayt.







