Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka zbuluar se ka tentuar ta bindë Amir Rrahmanin të rikthehet në përfaqësuese për ndeshjet e shtatorit dhe tetorit në Ligën e Kombeve, por kapiteni nuk ka ndryshuar vendimin e tij.
Në konferencën e sotme për shtyp, trajneri gjerman konfirmoi se kishte zhvilluar bisedime me Rrahmanin, por nuk arriti ta bindte të vihej në dispozicion të Kosovës.
“U përpoqa t’ia ndryshoja mendjen Rrahmanit, por ai nuk e ndryshoi vendimin. Gjërat e tjera për të cilat kemi biseduar mbeten mes nesh”, deklaroi Foda, duke mos dhënë hollësi të tjera rreth bisedës me mbrojtësin.
Foda flet edhe për mungesën e Hadergjonajt
Përzgjedhësi i Kosovës u pyet edhe për mungesën e Florent Hadergjonajt, duke theksuar se respekton vendimet e futbollistëve.






