Plotësim-ndryshimi i ligjit për Specialen, Hamza: PDK nuk e tërheq këtë ligj, ta keni të qartë të gjithë

- Advertisement -

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, pasi partia e tij dorëzoi sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, ka bërë të ditur se ky ligj nuk do të tërhiqet.

Në fjalën e tij, ai tha se kjo duhet të jetë e qartë për të gjithë.

“Ligji, çfarëdo opsioni ka me u trajtu në Kuvend, edhe PDK gjithmonë ka me e pasë prioritet. Ky ligj, pa ardh me u trajtu në Kuvend nuk tërhiqet. Veç deputetët e Kuvendit të Kosovës munden me, s’po du me paragjyku negativisht, por po du me thënë ndryshe, ata duhet me e përkrahë me votë pozitive. PDK nuk e tërheq këtë ligj, këtë duhet me e pasë të qartë të gjithë, e dinë ata kujt po i referohem”, deklaroi Hamza.

“Mos të mendon dikush që nuk e trajtojmë në kohë këtë ligj, ne në kohë do ta trajtojmë këtë ligj, pavarësisht çfarëdo zhvillimi”, u shpreh Hamza.

Të ngjashme

Të fundit