Lionel Messi i Argjentinës, ylli i Inter Miamit dhe Ambasador i Vullnetit të Mirë i UNICEF-it, ka dhuruar 2.6 milionë euro për të ndihmuar në ndërtimin e një kompleksi të madh spitalor të dedikuar për trajtimin e kancerit te fëmijët në qytetin spanjoll të Barcelonës, sipas uebsajtit francez “Foot Mercato”.
Qendra “Sant Joan de Déu” në Barcelonë do të trajtojë të paktën 400 pacientë në vit.
Ideja është që fëmijëve me kancer t’u ofrohet kujdes gjithëpërfshirës, duke i bashkuar nën një çati të gjitha shërbimet që lidhen me trajtimin e tyre.
Kjo gjest i fundit i shtohet një vargu aktivitetesh bamirësie të lidhura me emrin e Messit gjatë viteve të fundit, që përfshijnë shëndetësinë, arsimin dhe sportin.
Në uebsajtin zyrtar të “Fondacionit Messi” janë të listuara një sërë projektesh ku lojtari është përfshirë ose të cilat i ka ndihmuar financiarisht.
Ai ka mbështetur kërkimet për leuçeminë te fëmijët, ka dhuruar pajisje mjekësore për një spital në Rosario, vendlindjen e tij në Argjentinë, si dhe ka mbështetur një program që lufton kequshqyerjen e fëmijëve në Mozambik.
Herë pas here, Messi e përdor ndikimin dhe famën e tij globale për të mbështetur kauza humanitare, veçanërisht ato që lidhen me shëndetin e fëmijëve. Kjo është një vazhdimësi e punës së tij bamirëse që ai e zhvillon edhe jashtë fushës së futbollit.





