14.8 C
New York
Thursday, October 10, 2024

Buy now

“Veç vonim, se pa kërsit nuk bohet”: Tahiri i AAK-së komenton fuqinë e Dejona Mihalit

- Advertisement -

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka komentuar fuqinë e Dejona Mihalit në VV.

“Funksioni i saj është funksion që ia ka deleguar Albin Kurti”.

“Kurti e ka bo një punë interesante, funksioneve iu jep fuqi. Kjo funksionin e ka shumë të lartë, por kontrollin e lartë e ka kryeministri Kurti”, ka thënë Tahiri.

Duke folur për këtë temë, shefi i deputetëve të AAK-së thotë se i analizon gjerat më gjerë dhe në mënyrë më racionale dhe sipas Tahirit aty ku është përzier parapolitika “ka vonim, se pa kërsit s’mundet”.

“Unë mundohem me i analizu më gjerë, ma të qetë e më racionale. Qaty ku ka prekë parapolitika, qaty ku i ka shti hundt dikush që s’ka funksion me kry punë, vec vonim se pa kërsit nuk mundet. Mendo pak në të kaluarën. Njerëzit idhnohen. Sepse deputeti don me folë, s’e len. Don me e ngrit një çështje deputeti që i ka fitu votat, nuk e len me folë. Don me bo ministri, thotë jo mos e bon ato, bone kto”, ka thënë Tahiri.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit