Kryetari i Komunës së Mitrovicës Bedri Hamza ka ngushëlluar familjen Agim Vatovcit.
Përmes një postimi në Facebook, Hamza ka thënë se Vatovcin do “kujtoj gjithmonë si njeri pozitiv e punëtor.”
Postimi i plotë:
I prekur nga lajmi për ikjen në amshim të Agim Vatovcit , kryetari i dikurshëm i Shoqatës së Personave me Aftësi të Kufizuara në Kosovë.
Agimin e kam njohur prej vitesh. Gjithmonë i buzëqeshur, optimist dhe i palëkundur në aktivizmin dhe avokimin për të drejtat e njeriut.
Do ta kujtoj gjithmonë si njeri pozitiv e punëtor.
U prehtë në paqe shpirti i tij!
Ngushëllime të sinqerta familjes.