Nafta “1.94 euro”, MINTI thotë se është duke monitoruar në vazhdimësi çmimet e derivateve të naftës: Nuk ka abuzim në çmime

- Advertisement -

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) bën të ditur se Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ( IQMT ) në vazhdimësi është duke bërë monitorimin e çmimeve të derivateve të naftës në territorin e Republikës së Kosovës.

Sipas MINT, “bazuar në çmimet e importit të deklaruara nga Dogana e Kosovës, deri më tani, nuk është vërejtur ndonjë abuzim me çmimin e shitjes së derivateve”.

“Sipas raporteve zyrtare nga Dogana, çmimi i importit të derivateve të naftës për 24 orët e fundit është  1. 83 euro, ndërsa në pompat e  derivateve çmimi i shitjes sipas raporteve të IQMT ka lëvizur nga 1.92 deri 1.94 euro.

Ndërsa çmimi i importit të benzinës për 24 orët e fundit është 1. 54 euro dhe çmimi i shitjes me pakicë ka lëvizur nga 1. 61 deri 1.67 euro”, vijon njoftimi.

 

 

Të ngjashme

Të fundit