Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ndaj deklaratave të partive politike maqedonase lidhur me proceset gjyqësore në Hagë.
BDI ka theksuar se Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë dhe Dhomat e Specializuara të Kosovës janë dy institucione juridikisht dhe institucionalisht të ndryshme.
Sipas BDI-së, nuk mund të barazohen mandatet dhe statusi juridik i këtyre dy institucioneve, ndërsa ka kërkuar respektimin e procedurave gjyqësore, të drejtës së ankesës dhe prezumimit të pafajësisë.
“Drejtësia kërkon standarde të njëjta, por edhe saktësi juridike. Hagë nuk do të thotë automatikisht i njëjti tribunal, i njëjti mandat dhe i njëjti status juridik”, thuhet në reagimin e BDI-së.
Partia e Ali Ahmetit ka paralajmëruar se politizimi i drejtësisë dhe barazimi i proceseve juridikisht të ndryshme mund të rrisë tensionet ndëretnike.
Reagimi i plotë:






